14 viktima dhe 590 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

14 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri në 24 orët e fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 2954 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 590 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë po ashtu janë vaksinuar 2954 persona, ndërsa 710 të tjerë janë shëruar.

“Vijon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë – 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar./ A2 CNN

Statistika (18 Mars 2021)

Raste të reja ditore 590
Të shëruar në 24 orë 710
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2994

Testime totale 523,072
Raste pozitive 119,528
Raste të shëruara 83,264
Raste Aktive 34,158
Humbje jete 2106

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23125
Fier 2559
Durrës 1581
Vlorë 1494
Shkodër 1275
Gjirokastër 1225
Korçë 853
Lezhë 692
Elbasan 468
Berat 234
Dibër 339
Kukës 313