14 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në raportin e së mërkurës janë regjistruar edhe 701 raste të reja pozitive nga testimi i 4557 mostrave.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç)”.
Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.