Në Shqipëri 14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë janë regjistruar edhe 753 raste të reja me koronavirus nga testimi i 2532 mostrave.
Në total shifra e të vdekurve ka arritur në 936 që na fillimi i pandemisë. Janë regjistruar 44.436 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë duke çuar shifrën totale të shëruarve në 22.527. Janë 20.973 raste aktive.