Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona si pasjë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 368 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 6.882 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.
Në 24 orët e fundit ndërkohë janë shëruar 1.382 pacientë, duke ulur kështu numrin e rasteve aktive në 13.473.