Shifra alarmante nga COVID-19 janë regjistruar të mërkurën në Kosovë – 14 persona kanë humbur jetën e janë regjistruar edhe 2541 raste të reja pozitive.
Me 14 vdekjet e fundit numri i të vdekurve si pasojë e virusit, nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2370.
Ndërsa e mërkura është dita më e rëndë sa i përket rasteve të reja. 2541 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 12 mijë e 618 mostrave.
Po ashtu sot janë shëruar 604 persona.