Në 24 orët e fundit nga 736 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, dhe nuk u shënua asnjë i vdekur.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.359.
Në total numri i rasteve aktive është 438.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe deri sot janë dhënë 101.104 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.