14 vdekje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 989.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 639 raste pozitive, derisa numri total i rasteve pozitive në vend është 38.431 raste.