Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 14 pacientë , 11 të konfirmuar COVID-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post- COVID.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së të premten, me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë , Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë dhe Spitali i Prizrenit, 1 pacient.
Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve pozitive me COVID-19.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të enjten, numri i rasteve të reja me koronavirus ishte 23, derisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.