Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 174 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së 128 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 40 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 17 pacientë