13,874 raste aktive me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.

IKSHPK thekson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

Instituti apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.