13,666 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Ndryshe, një ditë më parë ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë.