Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,335.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,033, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,966 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.
Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.