Abdixhiku falënderon mërgatën: S’arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mërgatën.

Ai është shprehur se tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, tha se e kanë të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona.

Abdixhiku tha se nuk kanë arritur rezultatin e menduar dhe nuk kanë ndryshuar renditjen që siç u shpreh, dukej se u ishte parapërcaktuar.

Mirëpo, ai tha se për këtë gjë e ka marrë përgjegjësinë mbi supe unë dhe u shpreh se janë rritur për 70 mijë vota, përcjell Klankosova.tv.

“Ju faleminderit mërgatë!  Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë”.

“Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë! Prandaj kokën lartë. Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë”.

“Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë”

“Dritë do të ketë! Faleminderit gjithë atyre që na besuat. Në veçanti, faleminderit mërgatës sonë që na dhatë kaq mbështetje. Asgjë befasuese”, shkroi tutje Abdixhiku.