Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 13 pacientë. Kurse raste aktive janë 133.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.
Deri më dje 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 919 persona.