13 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit të fundit ka njoftuar se me viktimat e fundit numri total shkon në 768.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftim.