Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1901 raste të reja pozitive, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Me 13 të vdekurit sot numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e virusit, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2356.
1901 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 10 mijë e 848 mostrave.
Sot janë regjistruar 433 pacientë të shëruar.
Numri i rasteve aktive ka arritur në vlera rekorde – 21 mijë e 922.