Janë 13 raste të reja janë konfirmuar pozitivë nga 260 qytetarë të testuar të dyshuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Nga fillimi i epidemisë, 76 për qind e të prekurve tashmë janë të shëruar.
“Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76 për qind janë të shëruar. Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat”, tha Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.