Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga testimi i 2283 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë.
Numri total i të shëruarve ka arritur në 157.205. Janë 456 raste aktive aktualisht.