13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë të martën janë regjistruar 13 të infektuar me koronavirus, nga 2.628 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.016.

Sipas MSH-së, numri aktual i rasteve aktive është 350.