13 persona vdesin nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 13 persona si pasojë e virusit COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani përmes një konference për media.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 471 mostra, prej të cilave rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.