Gatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 13 persona si pasojë e virusit COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.”, njofton IKSHPK.