Dy pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar të hënën se gjashtë pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Sipas SHSKUK-së, gjithsej 13 persona janë hospitalizuar për koronavirus në klinikat dhe spitalet e Kosovës.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive – 7 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës – 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.