13 pacientë me koronavirus në Klinikën Infektive, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, të QKUK-së janë të shtruar janë 21 pacientë ku 13 prej tyre janë me koronavirus.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Vera Berisha-Ndrejaj, mjeke kujdestare në Infektivë.

“Nga këta pacientë të shtrirë, kemi 13 pozitivë me Covid-19, 5 janë që kanë dalë negativ edhe në testimin e dytë, por që kanë nevojë të vazhdojnë trajtimin”.

“Ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve. “Nga këta 21 të shtrirë, 5 janë në oksigjenoterapi, një nga ata është në gjendje pak më të rëndë”.

Ajo deklaroi për klankosova.tv gjithashtu se i kanë të shtrira edhe 2 gra shtatzëna prej të cilave njëra është pozitiv me Covid-19 dhe njëra është në pritje të rezultatit”, ka thënë Berisha-Ndrejaj.