13 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 47 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, një pacientë është në respirator, 36 të tjerë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 janë në gjendje më të rëndë, transmeton Klan Kosova.

Nga personeli i stafit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.