13 mantelbardhë në Prishtinë të infektuar me COVID-19

Për gati katër muaj, stafi shëndetësor i Komunës së Prishtinës i rezistoi virusit COVID-19. Por, për më pak se një javë, 13 mantelbardhë u infektuan me këtë virus.

Prej tyre nëntë janë infermierë, dy mjekë dhe një laborant.

Më së shumti infermierë me koronavirus ka Qendra e Mjekësisë Familjare numër 4 në “Kolovicë”, raporton KOHA.

Kurse, deri më tani, 50 punëtorë shëndetësorë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontakteve me kolegët e infektuar. E kjo situatë ka bërë që orari i punës të ndryshojë në dy qendra.

Në kohën kur kryeqytetit i mungojnë 40 anëtarë të personelit shëndetësor, vazhdimi potencial i infektimeve në këtë sektor vlerësohet problematik nga Komuna. 

Në frontin e luftës kundër pandemisë, infermierët janë më të papërgatiturit thonë në Sindikatën që mbron të drejtat e tyre dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.