Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 127.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.