127 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 127 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

88 persona janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, ndërsa 84 me oksigjeno-terapi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  aktualisht janë 81 pacientë të shtrirë, 46 prej tyre COVID-19 pozitivë si dhe 56 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 46 pacientë, 42 prej tyre COVID-19 pozitivë si dhe 28 me oksigjeno-terapi.