127 milionë euro importi nga Serbia

Dogana e Kosovës e ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku drejtori i saj i përgjitshëm, Agron Llugaliu, prezantoi të dhënat e sivjetme.

Ai mes tjerash njoftoi që importi nga Serbia sivjet ishte 127 milionë euro, raporton Ekonomia Online, përcjell Gazeta Stop.

“Sivjet kemi bërë prokurimin e një softueri që zbaton çarkun doganor dhe kemi arritur që ta kemi aplikimin e Inteligjencës Artificiale i cili do të zbatohet tremujorin e ardhshëm”, ka thënë Llugaliu, duke treguar se vlera e konfiskimeve arriti në 19 milionë euro.

“Importi nga Serbia është 127 milionë dhe tri vendet e para që importojmë më shumë nuk është Turqia, Gjermania dhe Kina. Nga kjo e fundit tregon për mallrat me origjinë. Nga Turqia janë 909 milionë euro dhe Gjermania është afër kësaj shifre që përfaqëson Turqia”.