Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka bërë një dhuratë nga familja Rugova, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Në disa pamje të postuara nga e para e shtetit në Instagram, shihet se ajo ia dhuroi gurët e Trepçës, Blairit, raporton Klankosova.tv.
Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.
Ndryshe, Tony Blair po qëndron në Kosovë për nder të përvjetorit të 25-të të Çlirimit të Kosovës. Pos Osmanit, ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Blair poashtu ka mbajtur fjalim në kuvendin e Kosovës.

