1244 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,244.

Në total numri i të shëruarve nga koronavirusi është 225,670, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,795 doza të vaksinës.

Deri më sot 823,798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.

Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet.