Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat për COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor po marrin 158 pacientë, prej tyre 124 të konfirmuar me koronavirus.
Sipas njoftimit, me oksigjenoterapi janë 50 pacientë, derisa në mjekim intensiv 4 të tjerë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 48 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 0 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë