Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme rajonale janë duke u trajtuar 1233 pacientë nga COVID-19. Prej tyre janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, 115 pacientë, ndërsa 1038 janë me oksigjenoterapi e 83 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikat COVID në QKUK po trajtohen 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 368 janë në oksigjenoterapi. Ndërkohë në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, prej tyre 684 të konfirmuar me COVID-19 e 368 janë me oksigjenoterapi.
Sipas raportit të Shërbimit Spitalor e Klinik Universitar të Kosovës, në Infektive në QKUK janë 117 pacientë, në Infektive II (Mjekësi Sportive) 108 pacientë, në Infektive III (Interno) 78 pacientë, në Pulmologji janë 90 pacientë, në Mjekim Intensiv COVID-19 janë 24 pacientë, në Gjinekologji 16 pacientë e Pediatri tre.
Ndërkohë në spitalet rajonale më së tepërmi pacientë ka në Spitalin e Pejës, 220 pacientë, pasuar nga ai i Prizrenit ku po trajtohen 163 pacientë, në të Gjilanit janë 128 pacientë, të Gjakovës 113, të Ferizajt 85, të Mitrovicës 58 dhe të Vushtrrisë 30.
Dje ishte shënuar rekord ku 87 pacientë po trajtoheshin në mjekimin intensiv, por shifra e sotme është për dy më e vogël.
Por numri i përgjithshëm i pacientëve është rritur për 26, pasi në raportin e djeshëm ishin 1207 pacientë në SHSKUK.