Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 121.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19, nga 99 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit 2 persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 7 persona.
Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,682 raste, kurse kanë vdekur 3214 persona.