120 qytetarë të Prizrenit presin sonte rezultatet për Covid-19

Pak centimetra po i ndajnë nga njëri-tjetri. Këta prizrenas këtë të shtunë po sfidojnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, për të blerë simite.

Ndonëse janë me dhjetëra, maskat e dorëzat po iu duken të panevojshme.

E madje dikush nuk po beson se virusi korona nuk ekziston.

Por se COVID-19 vazhdon të paraqesë rrezik për shëndetin e njerëzve, u vërtetua vetëm pak metra tutje nga kjo furrë.

Në vendimin e BIK-ut thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.

Maqedonia e Veriut ka vendosur që nga nesër deri të martën të ketë orë policore. Ora policore do të vlejë nga ora 11:00 e ditës së diele deri të martën në ora 05:00.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë nga data 8 shkur deri më 22 maj, janë testuar 12 mijë e 818 persona të dyshimtë me koronavirus.

Prej tyre, pozitive rezultojnë 1 mijë e 25 raste ku nga ta 782 raste janë shëruar, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./GazetaExpress/