12 viktima nga COVID-19 në Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.