Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë me COVID-19 kanë vdekur.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan dy raste (80, 72 vjeç), Pejë dy raste (88, 75 vjeç), Deçan një rast (85 vjeç), Ferizaj një rast (76 vjeç), Gjakovë një rast (68 vjeç), Mitrovicë një rast (53 vjeç), Prishtinë një rast (86 vjeç), Prizren një rast (82 vjeç), Rahovec një rast (80 vjeç) dhe Shtime një rast (71 vjeç”.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 924.