Proteinat dhe fibrat janë komponime të rëndësishme për shëndetin, dietologët çdo ditë e më shumë rekomandojnë që ato të konsumohen nga ushqimet bimore.
Për këtë EatThisNotThat ka bërë një listë me ushqime bimore që janë të mbushura me proteina e fibra.

Fasulet e zeza janë burim i mirë i proteinës dhe fibrave si dhe përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mund të ulin rrezikun nga sëmundjet kronike si kanceri e sëmundjet e zemrës.
Përveç që janë të pasura me këto vlera ushqyese, këto fasule kanë indeks glikemik të ulët, gjë që i bën të jenë ushqim ideal për tu konsumuar nga personat me sëmundje të diabetit, pasi stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Sikur fasulet edhe thjerrëzat janë të mbushura me fibra, të cilat ndihmojnë prodhimin e baktereve të mira në zorrë. Kjo gjë ndihmon tretje, ul rrezikun nga kapsllëku, ul ndjenjën e të qenit të fryrë dhe i ndihmon shëndetit të zorrëve.
Thjerrëzat përmbajnë edhe proteinë si dhe vlera të tjera ushqyese përfshirë vitaminën B, folate, bakër, mangan e hekur.

Bullguri është drithë e plotë që ofron sasi të bollshme të fibrave, ndihmon uljen e nivelit të yndyrës në gjak dhe mbështet sistemin tretës.

Tërshëra përmban fibrën që quhet beta glukan, e cila ndihmon në zvogëlimin e nivelit të yndyrës në gjak. Përveç kësaj, tërshëra, balancon nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon tretjen dhe rregullon apetitin.

Bademet janë po ashtu burim shumë i mirë i fibrave dhe proteinës. Përmbajnë vitaminën E, e cila është antioksidant i fuqishëm që ndihmon qelizat e lëkurës duke i mbrojtur nga dëmtimi.

Farat e lirit, janë burim shumë i mirë i fibrave, proteinës dhe acidit yndyror omega3, që ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Kinoa përmban nëntë aminoacide esenciale përfshirë manganin, magnezin dhe fosforin. Kinoa klasifikohet si drithë e plotë.
Ajo nuk përmban gluten dhe është e mirë për personat që kanë anergji në stomak.

Fëstëkët përmbajnë proteinë e fibra, por edhe antioksidantë të fuqishëm që ndikojnë për mirë në shqisën e të parit. Ata mbrojnë nga çrregullimet e ndryshme të syrit.

Farat chia përmbajnë sasi të bollshme të acidit yndyror omega3, gjë që mbështet shëndetin e zemrës dhe trurit.
Këto farat ulin edhe rrezikun nga sëmundja e kancerit, sepse përmbajnë shumë antioksidantë, të cilët zvogëlojnë inflamacionet.

Tempeh është një ushqim që përfitohet nga bima e sojës dhe përmban fibra, proteina e probiotikë, të cilët ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Është zëvendësim i mirë për mishin dhe mund të përdoret si alternativë në sallata e sandviçë.

Qiqrat gjithashtu përmbajnë shumë fibra e proteinë, ndihmojnë rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak dhe përmirësojë shëndetin e zemrës.

Soja është burim i mirë vlerave ushqyese, antioksidant i fuqishëm që ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri.
Soja përmban fibra, proteinë si dhe vitamina e minerale, përfshirë vitaminën K dhe folatet.