Sërish numër i lartë infektimesh në Shqipëri, 12 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi.
Janë kryer 2604 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.