Në Kosovë janë shënuar edhe 12 raste të reja me koronavirus. Kjo është bërë e ditur në një njoftim të IKSHPK-së, ku u tha se nga testimi i 69 mostrave të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, thotë IKSHPK-ja, shkruan Gazeta Stop.
Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë 106 raste, me një rast të vdekjes.