12 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1559 mostra të marra. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.743.
Numri i rasteve aktive në vend është 323.