Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 12 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga testimi i 1,898 personave.
Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.
Ndërkohë, numri i të shëruarve të dielën është 13 persona, ndërkaq numri i rasteve aktive është 133.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 919 persona. Deri më tani në Kosovë me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 253,858 persona, prej të cilëve, 64,276 janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.