Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 32 persona, numri total i të shëruarve ka shkuar në 129,598 persona.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkruar në 132,372, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 2,451 persona.