Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, nga 2.668 testime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 119 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.107.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 2.250 të vdekur, 107.583 të infektuar, 104.988 të shëruar dhe 646.620 testime.
MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 3.205 persona kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.