12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 12 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara, dy qytetarë janë infektuar me këtë virus dhe asnjë nuk ka vdekur.

Janë shëruar edhe dy persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 980.

Deri tani numri i të prekurve me koronavirus është 272 mijë e 194, ndërsa të vdekur janë 3 mijë e 202 persona.