12 mijë e 635 raste aktive me koronavirus

13 marsi i vitit të kaluar shënon datën kur u lajmëruan edhe rastet e para me SARS COV-2 në Kosovë.

Për më shumë se një vit i kemi 83 mijë e 612 raste pozitive.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të dyshuar për koronavirus janë testuar 389 mijë e 791.

Numri i rasteve të shëruar ka arritur në 68 mijë e 601, ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 1 mijë e 776 rasteve të vdekjes.

Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635.

“Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635”.