Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 34 mijë e 940 raste nga 132 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 926 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12 mijë e 618 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 21 mijë e 396 pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 177 persona.