Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në Kosovë, janë 12 mijë e 609 persona me virusin COVID-19 aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 101 mijë e 153 persona teksa kanë humbur jetën 2 mijë e 61 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 86 mijë e 483 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 498 raste të reja, tetë viktima dhe 641 pacientë të shëruar.