12 mijë e 587 raste aktive me koronavirus

Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 12.587 raste, numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus deri tani ka arritur në 43.881 persona.

Ndërsa të shëruar janë 30.157 pacientë, kurse numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 1.137 njerëz.

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë shfaqur 557 raste pozitive me COVID-19, 17 persona kanë ndërruar jetë dhe janë shëruar 727 pacientë.