12.4 milionë euro ndahen shtesë për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj do të takohet me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit.

Klankosova.tv merr vesh si viti i ri shkollor do të fillojë me 14 shtator, ndërkaq që ky proces të nisë do të ndahen edhe 12.4 milionë shtesë.

Një burim ka thënë se nëse një shkollë nuk i plotëson kushtet dhe nuk certifikohet si shkollë anti-COVID-19, aty nuk do të fillojë mësimi.

Janë rreth 330 mijë nxënës që do ta nisin mësimin në vitin e ri shkollor gjithandej vendit.