Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka arritur në Kuvend të Kosovës, pak minuta para nisjes së seancës për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.
Veliu është propozuar edhe njëherë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Kujtojmë që qeveria në krye me Albin Kurtin, është rrëzuar pikërisht pasi që i pari i LVV’së, vendosi për shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit.

